English

Forbes: Manchester United, klubi më i pasur në botë

Uashington, 22 prill, NOA - Ekipi anglez i futbollit "Manchester United" në klasifikimin e fundit të revistës "Forbes" ka zënë sërish vendin e parë për pasurinë që ai zotëron kundrejt rivalëve të tij, të cilët gjenden më poshtë tij në këtë renditje.

Konkretisht, "Forbes" e ka vlerësuar pasurinë e këtij ekipi me 1.8 miliardë dollarë, duke qenë me 0.5 miliardë më shumë se ekipi i dytë që renditet në klasifikimin në fjalë, ai i "Real Madrid"-it.

Pas tyre, renditet një tjetër ekip britanik i futbollit, "Arsenal", ndërsa spanjollët e "Barcelona"-s zënë vendin e katërt me 1 miliardë dollarë pasuri.

Ndërkaq, gjermanët përfaqësohen në listim me ekipin "Bayern Munich" që është pozicionuar i pesti me 990 milionë dollarë, ndërsa prej klubeve italiane "Milani" është më së miri i pozicionuar me 800 milionë dollarë pasuri.

n.e/NOA

KOMENTE