Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbërrin në Shqipëri gjiganti i hipermarketeve Carrefour
English

Mbërrin në Shqipëri gjiganti i hipermarketeve Carrefour

Athinë, 22 Prill NOA - Një ndër emrat më të njohur në Evropë në fushën e shërbimeve tregtare, gjiganti i hipermarketeve Carrefour mbërrin në Shqipëri. Burimet zyrtare nga Carrefour dhe Marinopulos në Athinë, bënë të ditur sot se mes tyre u arrit një marrëveshje për hapjen e rrjetit të supermarketeve dhe hipermarketeve në Shqipëri. Pritet që brenda vitit në vazhdim të hapet hipermarketi i parë Carrefour në Shqipëri, në afërsi të kryeqytetit, kurse nuk përjashtohen dhe Carrefour Express ne disa rajone të Tiranës dhe rrethe të tjera të vendit.

Marrëveshja parashikon hapjen në formën e ekskluzivitetit të këtyre hiper dhe supermarketeve dhe në vende të tjera të rajonit si Slloveni, Bosnje Hercegovinë, Kroaci, (FYROM), - Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Serbi dhe Mal të Zi.

Dy kompanitë e grupit Carrefour, Carrefour Marinopulos dhe Dia Hellas do të funksionojnë tani e tutje në një ombrellë pas shkrirjes së Dia Hellas dhe zëvendësimit me Carrefour Marinopulos dhe Carrefour Express.

Mësohet se 60 për qind të kompanisë së re do t'i përkasin Marinopulosit dhe 40 për qind do t'i ketë Carrefour Marinopulos.

Shitjet e grupit në Greqi për vitin 2009 ishin 2.83 miliardë euro duke shënuar rënie me 3.4 për qind krahasuar me vitin 2008.

Kurse për tre muajt e parë të vitit në vazhdim, në 676 milionë euro llogariten shitjet e grupit në Greqi.

Në kompaninë e re do të bëjë pjesë edhe Carrefour i Bullgarisë që sot i përket në masën 80 për qind kompanisë Carrefour Marinopulos dhe 20% tek Carrefour SA.

n.s/NOA

KOMENTE
  • Renato Cania12:43 - 27 Tetor 2010
    Te nderuar qytetare dhe konsumatore shqiptare. Sa here qe blini mallra ose sherbime beni kujdes qe te zgjidhni produktet . Pse,Sepse ju keni te drejte te blini produkte te prodhuara enkas per nevojat tuaja. Sepse blerja juaj fuqizon sipermarrjet shqiptare dhe i nxit qe te ofrojne mallra dhe sherbime cilesore ne treg.........Sidnej sh.p.k