English

Merr detyrën në Shqipëri, ambasadori i ri rus takon Berishën

Tiranë, 22 prill, NOA - Kryeministri Berisha priti sot në një takim ambasadorin e ri Federatës Ruse në Shqipëri, Leonid Grigorievich Abramov, me rastin e marrjes së detyrës së tij për përfaqësimin e saj zyrtar në vendin tonë.

Bëhet me dijeni se në takim, u ripohua niveli i mirë i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi i suksesshëm në fusha të ndryshme si në fushën e arsimit, ndërsa u ritheksua vendosmëria e dy qeverive për të intensifikuar dialogun dhe kontaktet politike midis dy vendeve.

Ndërkaq, kryeministri Berisha dhe ambasadori rus, Abramov, ripohuan vendosmërinë e të dy qeverive për të zgjeruar shkëmbimet ekonomiko-tregtare e kulturore ndërmjet të dy vendeve, në veçanti nxitjen e investimeve ruse.

Por ata folën edhe për nevojën e eksplorimit të potencialeve që ofron Shqipëria në shumë fusha si ajo e prodhimit dhe infrastrukturave të rëndësishme të energjisë, në fushën e bujqësisë, turizmit, etj, në dobi të interesit më të mirë të të dy vendeve dhe popujve.

n.e/NOA

KOMENTE