Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndeshja e futbollit, fëmijët në nevojë mundin Dinamon
English

Ndeshja e futbollit, fëmijët në nevojë mundin Dinamon

Tiranë, 22 prill, NOA - Në kuadër të fushatës globale "Edukim për të gjithë" u luajt sot për herë të parë një ndeshje mes fëmijëve në nevojë dhe të rinjve të skuadrës së Dinamos.

Ky aktivitet unik sportiv u zhvillua nga Koalicioni për Arsimimin e Fëmijëve në Shqipëri në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit, Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Sport-klub Dinamon, ndërsa u mbyll me rezultatin 4-3 në favor të skuadrës së fëmijëve në nevojë.

Nga ana e saj, zv/ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Nora Malaj, e cila ishte e pranishme në këtë event bëri të ditur se këtë vit, 60 përqind e fëmijëve nga grupet e margjinalizuara, si nga komuniteti rom, egjiptian të cilët e kishin braktisur shkollën, këtë vit janë regjistruar sërish.

Sipas saj, kjo është një prej treguesve që tregon se në Shqipëri nismat kundër analfabetizmit kanë filluar të japin rezultatet e tyre.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Eduard Prodani u shpreh se përmes sportit fëmijët mund të socializohen dhe të mos jenë më nëpër rrugë, atje ku mund të bien pre e veseve.

Ai u bashkua gjithashtu në thirrjen e përbashkët për të kontribuar të gjithë për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e edukimit.

Në të gjithë botën, këtë vit fushata globale "Edukim për të Gjithë" parashikon që figura të rëndësishme të futbollit botëror si Del Piero, Zinedine Zidane, Robinho, Robin Van Persie të organizojnë ndeshje futbolli me fëmijë apo i kanë kushtuar një gol asaj.

n.e/NOA

KOMENTE