English

Nuk funksionojnë frenat, një grua përfshihet në aksident ku vdes e ëma

Shkodër, 22 Prill NOA - Një grua në moshë të thyer gjeti vdekjen, drejtuesja e mjetit dhe dy familjarë të tjerë të saj mbetën të plagosur, në një aksident që ndodhi mbrëmjen e sotme si pasojë e mosfunksionimit të frenave të makinës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 19.30 ne segmentin rrugor Shkodër-Muriqan në vendin quajtur fshati Zus te Rrethit Shkoder, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Pikërisht ne një rruge disheze te një lokal privat, mjeti tip "Fiat Punto" me targa SH 8697 B me drejtuese 50-vjeçaren V. Sala, humbur kontrollin duke u përplasur me murin mbrojtës te kësaj rruge.

Per pasoje eshte dëmtuar rëndë pasagjerja, Nedede Sala, 70 vjeç, e cila ishte e ëma e drejtueses së mjetit. Viktima, megjithe ndihmën mjekësore te dhënë, rreth orës 21.00, te po kesaj date, ka humbur jetën ne spital.

Ndërkohë jane dëmtuar pa rrezik per jetën, vete drejtuesja e ketij mjeti V. Sala, si dhe dy pasagjere , R. S. 20 vjeç, dhe 60 vjeçari Z. P. që të dy, familjare të 50-vjeçares V. Sala, të gjithe banues ne lagjen "Naim Gjylbegu" të qytetit Shkoder.

Të tre të plagosurit, aktualisht ndodhen ne spitalin Rajonal Shkoder nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka mberritur grupi hetimor, i cili tha se po kryen veprimet e para hetimore. Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit te kete qene mosfunksionimi i sistemit te frenimit te mjetit.

r.d/NOA

KOMENTE