English

Raundi i parë fitohet nga Bajern

Gjermani, 22 Prill NOA - Ndeshja e parë midis Bajernit të Mynihut dhe Lionit, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, ka përfunduar me një fitore mjaft të rëndësishme të gjermanëve.

Në "Allianz Arena" djemtë e Van Gaal arritën të fitonin me rezultatin 1 me 0 kundrejt Lionit, ku goli i vetëm për to u shënua nga Robben.

Për tu përmendur në këtë ndeshje është largimi me kartonin e kuq për Ribery, i cili do të mungojë në ndeshjen e ardhshme që do të luhet në Francë dhe për ekipin do të jetë mjaft e rëndësishme mungesa e tij.

Në këtë sfidë krahas francezit u largua dhe Toulalan nga fusha e lojës dhe kjo si pasojë e marrjes së dy kartonëve të verdhë.

Pas largimit të tij, kur numri i lojtarëve të dy skuadrave ishte i barabartë erdhi dhe goli i fitores për Bajern, ku gjermanët në ndeshjen e kthimit do të luajnë më të qetë falë këtij rezultati.

r.b/NOA

KOMENTE