Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Realja dhe abstraktja në ekspozitën e Alkan Nallbanit
English

Realja dhe abstraktja në ekspozitën e Alkan Nallbanit

Berat, 22 prill, Milena Selimi, NOA - Galeria e Arteve "Edwart Lear", Berat ka hapur këto ditë ekspozitën e artistit ndërkombëtar Alkan Nallbani. Kjo do të jetë e para ekspozitë e autorit në vendlindjen e tij dhe do të ketë një përzgjedhje të punëve më të mira në letër gjatë periudhës 2000 - 2010. Alkani mbetet nga ata artistë që e sheh vizatimin si një dualitet të lirisë mes idealizimit dhe materiales.

Pikturat e tij të fillimit i ka karakterizuar një energji e veçantë e shoqëruar me një interes për të eksploruar më në thellësi shenjën, duke eksperimentuar dydimensionalitetin dhe tridimensionalitetin e saj në një hapësirë të pafundme teknikash të mbizotëruar me lirshmëri, rrjedhje ,automatizëm e përsëritje.

Vizatime e Alkanit ekzistojnë në mënyrë koshiente si vazhdimësi e traditës, dhe në borxh të thellë me historinë e pikturës. Në 1995 artisti emigroi në Itali (Firence) ku ka tërhequr vëmendjen e kritikës bashkëkohore me vizatimet dhe pikturat në përmasa të mëdha, që si bazë kanë motive shqiptare e kryesisht të vendlindjes, Beratit.

Në këto punë, imazhi, operohet në një marrëdhënie të vazhdueshme midis stilit realist dhe atij abstrakt duke krijuar një realitet të ri, gati ëndërrimtar, pa harruar prezencën konstante të problemeve të ngjyrës dhe kompozimit.

Edhe në vizatimet më të lirshme të tij ndihet një nervozizëm intensivë. Në të njëjtën kohë hapësirat e qeta të kompozimeve të tij zbulojnë një bashkekzistencë të penelatave ritmike, njollave e bilancimin e zonave duke shtuar ndjesinë e një energjie të pashtershme.

Duke qenë mbartës i probleme themelore që shqetësojnë thellësisht artistët emigrantë, si identiteti, mediat e informacioni, konfliktet dhe emigrimet rajonale, Alkani shpesh e gjen frymëzimin në informacionin e vjelur nga revistat, gazetat e libra të ndryshëm.

Duke krijuar vepra që funksionojnë të konstruktuar si kolazhe imazhesh të realiteti. Megjithatë ai thotë: "Rruga nga totalitarizmi drejt lirisë është esenciale dhe prodhon shtysën në punën time, por nuk e përkufizon atë. Megjithëse unë nuk mund jem indiferent ndaj pasojave të një eksperience të tillë të jetuar, nuk është veçanërisht identiteti im si Shqiptar apo emigrant që më intereson, por më tepër natyra transformuese e eksperiencës së emigracionit, e pandarë me temat e përjetshme njerëzore".

Ai shton se punët e tij prezantojnë imazhe të thjeshta që kërkojnë të sugjerojnë tema universale, të cilat përcjellin pyetje rreth ekzistencës tonë në vazhdimësinë e kohës.

m.s/NOA

KOMENTE