English

Shitet një fshat për 160 mijë dollarë në eBay

Uashington, 23 prill NOA - Waucunda, është një fshat në shtetin e Uashington, në SHBA, i cili ishte nxjerrë në shitje në sitin e eBay ku u ble për një shifër prej 160 mijë dollarësh.

Ky vend siç bëhet e ditur nga mediat amerikane ishte i pajisur me pika karburanti, restorante, dyqane shtëpi madje dhe me një kod postar.

Fshati u shit për ofertën më të mirë online e cila u bë në drejtim të tij dhe tashmë mund të themi se pronarja e tij është Daphne Fletcher, që është dhe banorja e vetme.

"Përse të blesh një shtëpi kur mund të kesh në dispozicion një qytet të tërë", - kjo ishte deklarata e gruas e cila arriti të fitonte ankandin për këtë fshat.

r.b/NOA

KOMENTE