Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthimi në uzinën e demontimit të armëve, zbardhen detaje
English

Shpërthimi në uzinën e demontimit të armëve, zbardhen detaje

Librazhd, 22 Prill NOA Update - Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme në një uzinë (poligon) të demontimit të armëve dhe municioneve luftarake të kalibrave të ndryshëm, që ndodhet pranë një reparti ushtarak në malin e Xarrës në rrethin e Librazhdit, i konfirmojnë korrespondentit të agjencisë NOA, burime nga Policia Ushtarake që i referohen hetimeve të para në vendin e ngjarjes.

Jozyrtarisht bëhet e ditur se si rezultat i shpërthimit aksidental të ndodhur, të paktën dy persona, pjesëtarë të Forcave të Armatosurazona ku ndodhi shpërthimi i municionit luftarak, besohet të jetë një kapsollë, është nën juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes ndaj hetimet po kryhen nga Policia Ushtarake.

Zyrtarisht, autoritetet konfirmuan plagosjen me pasojë dërgimin në spitalin civil të Librazhdit të shoqëruar me mjete të ushtrisë të një ushtaraku, tetar Hysni Xhaxhaj nga Tirana i cili ka marrë plagë në këmbë dhe pas mjekimit u dërgua në vendbanimin e tij në Tiranë për t'u kthyer në banesë.

Poligoni i demontimit të armëve dhe municioneve luftarake të kalibrave të ndryshme ka rreth 10-12 vetë, forca të specializuara ushtarake. Poligoni është një ndër tetë të tillë që janë ngritur me një ligj të posaëm parlamentar vitin e kaluar në disa zona të vendit.

a.k/NOA

KOMENTE