Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohen 5 persona për prostitucion, në listë klientë Vip
English

Arrestohen 5 persona për prostitucion, në listë klientë Vip

Tiranë, 23 prill, NOA - Pas katër muajsh hetim Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë pesë persona për prostitucion. Operacioni "Red Loghts" ka përfunduar dje në një prej hoteleve luksoze të kryeqytetit dhe nën pranga kanë rënë dy meshkuj dhe tre femra.

Dy organizatorët e rrjetit të prostitucionit janë; Besim Fahri Lami, 33 vjeç, lindur në Krujë e banues në Tiranë, Gentjan Shaqir Buzi, 33 vjeç, lindur në Lezhë e banues në Tiranë.

Ndërsa tre vajzat e arrestuara nga policia janë; G.M, 24 vjeç, lindur në Korçë e banuese në Tiranë, O.C, 22 vjeç, lindur në Skrapar e banuese në Tiranë dhe F.Ll, 23 vjeç, lindur dhe banuese në Krujë.

Tre vajzat, sipas policisë, "gjatë orëve të vona të mbrëmshme, janë arrestuar në një hotel në luksoz në Tiranë, duke ushtruar prostitucion me klientë të ndryshëm kundrejt shumës që varionte nga 200 deri më 400 Euro".

Akuza që rëndon mbi dy tutorët është"Shfrytëzimit te Prostitucionit ne Rrethana Renduese".

Sipas policisë kapja dhe arrestimi i tyre u realizua falë posedimit të informacioneve dhe pas një hetimi 4 mujor në hotele të ndryshme në kryeqytet.

Besim Lami dhe Gentian Buzi, sipas policisë, për një periudhë 4 mujore kishin ndërtuar një rrjet të sofistikuar për shfrytëzimin e shumë femrave, ku pasi realizonin rekrutimin duke shfrytëzuar, vështirësitë ekonomike dhe problemet familjare të tyre, i rekrutonin ata dhe më i pas i shfrytëzonin në hotele luksoze në Tiranë, duke i siguruar klientë të huaj dhe Vip.

"Për shtetasit Besim Lami e Gentian Buzi po pregatiten materialet për t'i referuar edhe ne Prokurorinë e Krimeve të Rënda për hetim pasuror duke hetuar mbi asetet e përfituara nga kjo veprimtari kriminale", thuhet në njoftimin e policisë.

m.xh/NOA

KOMENTE