Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burgaj: Vlerësim real për punën e çdo polici
English

Burgaj: Vlerësim real për punën e çdo polici

Tiranë, 23 prill, NOA - Standardet e arritura deri më sot në strukturat e policisë janë pjesë e një organizimi që nuk duhet të ndalojë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, në takimin e zhvilluar sot me temë "Menaxhimi i bazuar në performancë", ka vlerësuar se puna e çdo efektivi të policisë duhet vlerësohet në bazë të të dhënave konkrete.

"Kemi bërë përmirësime të rëndësishme në vlerësimin e punës së personelit të Policisë së Shtetit. Nga një vlerësim formal e tepër të përgjithshëm, tashmë ne realizojmë një vlerësim real të punës dhe aftësive të çdo punonjësi mbështetur mbi parametra konkret dhe të gjithanshëm, i cili na jep një gjendje të matshme të performancës së gjithsecilit", tha Burgaj.

Takimi mbi menaxhimin e forcave u policisë u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua dhe organizua nga Qendra për Çështjet Evropiane dhe të Sigurisë (IDN), Misioni PAMECA e programi ICITAP.

Burgaj vlerësoi si arritje; administrimit të burimeve njerëzore dhe gjithë lëvizjeve të tjera në polici, aplikimin e konkurrimeve dhe sistemin e gradimeve si dhe përfundimi dhe aplikimi për herë të parë të procedurave standarde të punës në Policinë e Shtetit.

m.xh/NOA

KOMENTE