Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bushati: Diplomacia është vënë në shërbim të pushtetit
English

Bushati: Diplomacia është vënë në shërbim të pushtetit

Tiranë, 23 prill, NOA - Partia Socialiste ka reaguar sot për qëndrimin që ka mbajtur ambasadorja Shqiptare në Bruksel, Mimoza Halmimi gjatë seancës së pyetjeve për situatën politike në Shqipëri.

"Është për të ardhur keq që diplomacia shqiptare është vënë në shërbim të pushtetit, ndërkohë që duhet të jetë në shërbim të vendit", u shpreh deputeti i PS-së, Ditmir Bushati.

Sipas tij, deklarimet e Ambasadores së Shqipërisë në Bashkimin Europian, janë "në sinkron me refrenin e partiak të Sali Berishës kundër opozitës shqiptare, është thjesht e pafalshme dhe në shkelje të plotë të etikës profesionale".

Ai ka vlerësuar si cinike dhe deklaratat e ambasadores për situatën e mediave në vend. "Po ashtu deklarimet cinike dhe të pavërteta të Ambasadores së Shqipërisë në Bashkimin Europian në përgjigje të shqetësimit të eurodeputetëve për përkeqësimin e lirisë së medias në vend janë të papranueshme dhe nuk përputhen me detyrën e saj në shërbim të kombit dhe jo partisë në pushtet", përfundoi Bushati.

m.xh/NOA

KOMENTE