Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita e Librit, Rama me 3 ambasadorë lexojnë Don Kishotin
English

Dita e Librit, Rama me 3 ambasadorë lexojnë "Don Kishotin"

Tiranë, 23 prill, NOA - Dita Ndërkombëtare e Librit është festuar në Tiranë me një ceremoni të veçantë të organizuar nga ambasada e Spanjës ku kryebashkiaku Rama dhe tre ambasadorët Uithers, Bosch dhe Montobio kanë lexuar në publik pasazhe të veprës "Don Kishoti" të Miguel Servantesit.

23 Prilli është një ditë që ka një simbolikë të veçantë në botën e letërsisë, pasi nga UNESCO është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e të Drejtave të Autorit, ndërkohë që në traditën katalanase, siç tha ambasadori spanjoll Montobio, burrat i dhuronin grave trëndafila, ndërsa që nga vitin 1925, ato u dhuronin atyre libra.

Në kuadër të Javës së Letërsisë Spanjolle, këtë vit nderohet gjithashtu edhe një shkrimtar i madh spanjoll, i cili u nda nga jeta pak kohë më pare, Miguel Delibes me shfaqjen e një filmi, bazuar në veprën e tij "Ëngjëjt e pafajshëm" si dhe prezantohet vepra e famshme e Kaldreon de la Barca, "Jeta është ëndërr", në një version operistik që do të ketë premierën në Tiranë dhe prezantimin e veprës teatrale "Yerma" e Lorkës, për të afruar pjesën më përfaqësuese të Letërsisë sonë, në disa ditë të njohjes së dyanshme.

n.e/NOA

KOMENTE