Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Eventet italiane, prezantohet aktiviteti Berat Festival 2010
English

Eventet italiane, prezantohet aktiviteti "Berat Festival 2010"

Berat, 23 prill, NOA - Në kuadër të sezonit të eventeve "Italia dhe Shqipëria 2010- Dy Popuj, një Det, një Miqësi", ambasada Italiane në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit, shoqatën "Albania Rafting Group", "Biosphera" dhe institucione të tjera lokale, promovon edicionin e parë të "Berat Festival 2010", i cili do të zhvillohet nga data 1 deri më 9 maj 2010.

Kjo nismë ka si qëllim përmirësimin në Europë dhe në botë, të imazhit e potencialeve që zotëron "qyteti i një mbi një dritareve" për zhvillimin e turizmit kulturor.

Ndërsa programi i veprimtarive bëhet me dijeni se do të prezantohet përgjatë një konference zyrtare për shtyp, të hënën pranë bibliotekës "Vexhi Buharaja" të Beratit, në prani të ambasadorit italian Saba D'Elia, kryetarit të bashkisë së qytetit dhe përfaqësuesve të institucioneve kombëtare dhe vendore.

n.e/NOA

KOMENTE