Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kontrabanda, kapen 393 koli cigare pa pullë
English

Kontrabanda, kapen 393 koli cigare pa pullë

Shkodër, 23 prill, NOA - Administratori i një firme ka rënë në prangat e policisë pasi shërbimet e kësaj të fundit, sekuestruan plot 393 koli cigare pa pullë si mall kontrabandë që transportohej për llogari të"United Compani".

Lajmi konfirmohet nga forcat e policisë së Shkodrës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, i ndaluari është Kujtim Kryekurti, 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte dalë për të pritur mallin në pikën doganore të Hanit Hotit teksa vinte nga Mali i Zi.

Në kuadrin e këtij aksioni, është bllokuar automjeti me targa BG806-028/9766BG që drejtohej nga serbi N. Markoviç, 32 vjeç, ku ishin ngarkuar 234 koli cigaresh të markës Long-Life dhe 159 koli cigaresh London.

Ky mall ka rezultuar të jetë pa pullë akcize për llogari të firmës "United Compani", ndërsa materialet në ngarkim të administratorit të saj Kujtim Kryekurti, iu dërguan prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE