Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OBT: Hiri vullkanik, turizmi humbi 1.7 miliardë euro
English

OBT: Hiri vullkanik, turizmi humbi 1.7 miliardë euro

Tiranë, 23 prill, NOA - Kaosi i shkaktuar nga hiri vullkanik i Islandës ka shkaktuar një humbje prej 1.7 miliardë eurosh për sektorin e turizmit evropian.

Një fakt të tillë e ka theksuar Taleb Rifai, sekretari i Përgjithshëm i OBT (Organizata Botërore e Turizmit), sipas të cilit, humbjet në këtë sektor janë shënuar rreth 400 milionë euro në ditë në total për të gjithë Evropën.

Ndërkaq, ndaj kompanive të fluturimit ajror, të cilat kanë pësuar humbje disa milionë dollarëshe për arsye të mbylljes së hapësirës ajrore pesë ditë me radhë të lëshimit të hirit vullkanik në hapësirë, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar ndihma ndaj tyre.

Sipas të dhënave të lidhjes aeronautike IATA, humbjet për linjat ajrore për arsye të ndalim-fluturimeve janë shënuar rreth 200 milionë dollarë në ditë.

n.e/NOA

KOMENTE