Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pollo: Ja ku do investohen 180 milionë dollarë për rrugët
English

Pollo: Ja ku do investohen 180 milionë dollarë për rrugët

Tiranë, 23 prill, NOA - Miratimi i djeshëm nga Kuvendi i marrëveshjes së huasë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, prej 180 milionë eurosh, do të përdoret për ndërtimin e disa rrugëve lokale në Kukës, Ksamil, Kolonjë e Koplik.

Genc Pollo, ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, tha sot se këto janë vetëm disa nga zonat që do të përfitojnë.

Në një deklaratë për mediat, Pollo vlerësoi miratimi i marrëveshjes është një lajm i mirë për të gjithë ata shqiptarë që duan të udhëtojnë normalisht si në vendet e tjera të Evropës.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka aktualisht në proces ndërtimi 304 km rrugë dytësore dhe lokale në të gjitha qarqet e vendit me vlerë 107 mln USD. Këto fonde janë siguruar nga Qeveria shqiptare në formë granti apo huaje të butë nga Banka Botërore, OFID (Opec Fund for International Development), IPA (Bashkimi Evropian), Bankat për Zhvillim të Këshillit të Evropës, si edhe nga vetë buxheti i Shtetit.

Pollo shtoi se kanë nisur negociatat me donatorë të tjerë të interesuar, të nxitur nga mirëmenaxhimi dhe suksesi i programit, i cili është shtrirë edhe tek ujësjellësat e vepra publike të tjera.

m.xh/NOA

KOMENTE