Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Autoritetet kosovare largojnë 14 stacione të telefonisë celulare serbe
English

Autoritetet kosovare largojnë 14 stacione të telefonisë celulare serbe

Prishtinë, 24, prill, NOA - Autoriteti Rregullativ i Kosovës e quan të përfunduar aksionin për mënjanimin e transmetuesve të telefonisë mobile të Serbisë në Kosovë. Drejtuesi i këtij organi, Ekrem Hoxha, thotë se ART-ja gjykon se është arritur efekti i duhur.

Aksioni për mënjanimin e transmetuesve të telefonisë mobile të Serbisë në Kosovë ka përfunduar në orët e para të pasdites, thotë për Evropa e Lirë Ekrem Hoxha.

"Në gjithë Kosovën ka përfunduar ky aksion dhe të hënën do të dalim me komunikatë", tha Hoxha, duke mos dhënë detaje se sa stacione bazë të këtyre transmetuesve janë larguar.

Një ditë më parë, ART-ja ka bërë të ditur se janë hequr 14 stacione bazë të këtyre transmetuesve, jo vetëm në Prishtinë, por në gjithë Kosovën.

Ekrem Hoxha bëri të ditur se ART-ja do të monitorojë për një periudhë të caktuar situatën në terren.

"Do të bëhet monitorim aktiv njëmujor për efektet, eventualisht sinjalin e mbetur dhe fuqinë transmetuese, dhe nëse ka nevojë, do të vazhdohet me aksionin. Ne gjykojmë se është arritur efekti i duhur. Aksioni mbetet i hapur; po qe se paraqitet nevoja, nëse ka rivendosje apo ka sinjal, do të vazhdojë", tha Hoxha.

NOA

KOMENTE