English

Fajon: Protestat e opozitës mbyllin dyert e Shqipërisë për vizat

Lexoni gjithashtu:

Propozimi për heqjen e vizave, në fund të muajit maj

Lubjanë, 24 prill, NOA, Update - Situata politike në vend dhe protestat e opozitës mund të sjellin penalizimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian dhe konkretisht, planin per liberalizimin e vizave.

Deklaraten e ka bere eurodeputetja Tanja Fajon, në fjalën e mbajtur në Institutin Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Studime Ballkanike (IFIMES) në Lubjanë.

Fajon ka theksuar se zhvillimet e fundit në Shqiperi dhe protestat e opozitës mundë të mbyllin dyert e integrimit ne lidhje me clirimin e shqiptareve nga zona e ndaluar Shengen.

Duke bërë një krahasim të arritjeve të bëra nga institucionet për plotësimin e kushteve për vizat dhe situatës politike, Fajon thekson se sjellja e opozitës do të tregojë nëse "Shqipëria është me të vërtetë epjekur, apo do të mbyllë derën e saj drejt Evropës në javët e ardhshme për shkak të situatës politike të tensionuar dhe thirrjeve të opozitës për protesta anti-qeveritare në fund të këtij muaj".

Eurodeputetja ka theksuar me tej se Bashkimi Europian nuk duhet të vonojë heqjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën.

"Vlerësimi i ekspertëve do të jetë i njohur në fund të prillit dhe nëse çdo gjë shkon mirë, propozimi legjislativ për liberalizimin e vizave për Bosnje-Hercegovinën dhe Shqipërine, do të vihet në tryezë, në fund të majit", ka thënë Fajon.

m.xh/NOA

KOMENTE