English

Klasifikimi i Forbes: David Beckham, lojtari më i pasur në botë

Uashington, 24 prill, NOA - Revista e njohur botërore "Forbes", në klasifikimin më të fundit të saj, ka renditur në vendin e parë David Beckham si futbollistin më të pasur në botë.

Një renditje e tillë është bërë pasa saj të publikuar pak ditë më parë mbi klubet më të pasura në botë, ku ai i Manchester United u vlerësua si më i pasuri në të gjithë botën.

Ndërkaq, sipas Forbes, futbollisti anglez 35-vjeçar ka përfituar deri në 30 milionë euro në vit nga kontratat publicitare duke marrë më shumë fitime sesa kontratat me klubet duke luajtur si futbollist në fushë.

Ndërkaq, pas tij renditet Cristiano Ronaldo, me një shumë prej 22 milionë eurosh të ardhura dhe në vend të tretë pason Kaka, me 17.5 milionë euro.

Lista vijon më tej me Rolandinjon në vendin e katërt; Tierry Henry në vendin e pesë; Lionel Messi në vendin e gjashtë dhe Frank Lampard me Xhon Terri.

Klasifikimi i lojtarëve

1- David Beckham

2- Cristiano Ronaldo

3- Rolandinjo

4- Tierry Henry

5- Lionel Messi

6- Frank Lampard

7- Xhon Terri etj.

n.e/NOA

KOMENTE