Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kodheli: Qeveria e pazonja të zgjidhë problemin e pronësisë
English

Kodheli: Qeveria e pazonja të zgjidhë problemin e pronësisë

Pogradec, 24 prill, NOA - Problemet e njohjes së pronës dhe shpronësimeve nga ana e qeverisë kanë qenë temë e takimeve dhe të deputetes së Partisë Socialiste Mimi Kodheli.

Deputetja e PS-së pasi është njohur me problematikën e fshatrave Piskupat dhe Lin të Pogradecit ka theksuar se kjo mazhorancë nuk mund të zgjidh problemet e tyre.

Banorët i kanë shprehur deputetes së PS shqetësimet e tyre në lidhje me problemet e pronësisë, të mbivendosjes së tokave, si edhe për shpronësimet.

Ndërsa banorët e fshatit Lin janë ankuar se nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga qeveria për shpronësimet e pronave të tyre, pas projektit për zgjerimin e rrugës Qafë-Thanë.

Deputetja socialiste Kodheli gjatë fjalës së saj ka theksuar se kjo qeveri ka qenë shurdhe përpara problemit të pronësisë dhe se korrupsioni në nivel lokal është i pamatë.

"Kjo qeveri është e pazonja për të zgjidhur problemin e pronësisë. Qytetarët nuk marrin dëmshpërblimin e merituar për shpronësimet e bëra", tha mes të tjerash deputetja dhe anëtarja e Kryesisë së PS në Pogradec.

m.xh/NOA

KOMENTE