Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Riparohet defekti i Bovillës, Tirana furnizohet me ujë si zakonisht
English

Riparohet defekti i Bovillës, Tirana furnizohet me ujë si zakonisht

Tiranë, 24 prill, NOA - Defekti i shkaktuar dje në ujësjellësin e Bovillës, i cili furnizon rreth 60 % të zonave të kryeqytetit me ujë, ka mundur të riparohet gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm duke premtuar kështu nisjen e normalitetit në këtë proces.

Avaria e rëndë u shkaktua nga defekti i valvulës së sigurisë, ndërsa tentohej remonti i tubacioneve, duke zgjatur për rreth 12 orë gjë e cila ndikoi në ndërprerjen e furnizimit në mënyrë normale të kryeqytetit me energji elektrike.

Në fakt, nuk është se u riparua plotësisht defekti i krijuar, porse është gjetur një zgjidhje e përkohshme, vetëm sa të mos dëmtohen qytetarët, e ndërkaq, premtohet se java tjetër do ta zgjidhë njëherë e mirë këtë problem të krijuar.

n.e/NOA

KOMENTE