Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Opozita jep si alternativë Kirgistanin
English

Meta: Opozita jep si alternativë Kirgistanin

Tiranë, 25 prill, NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaroi sot se mesazhet që vijnë nga opozita në momentet me deçizive të integrimit të vendit nuk janë pozitive. Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Meta theksoi se opozita ka deklaruar vet se mbështet "alternativën e Kirgistanit", duke ju referuar marrjes së pushtetit me dhunë.

Në fjalën e tij, Meta ka theksuar se LSI-ja i ka dhënë një vlerë të re qeverisjes dhe politikës në vend me futjen e saj në koalicion me PD.

"Ne duhet të jemi krenar për zgjidhjen që kemi bërë, gjë që ka rritur dhe më tej profilin e LSI-së, si forcë që i kontribuon normalitetit dhe stabilitetin makroekonomik të vendit", tha Meta.

Kryetari i LSI-së foli dhe për integrimin e vendit dhe procesin e liberalizimit të vizave duke e cilësuar këtë si në objektiv të realizueshëm.

Por kreu LIS-së është ndalur gjatë në atë që ai e cilësoi si alternativë të gabuar të Partisë Socialiste. Meta u shpreh se opozita po dëmton imazhin e vendit.

m.xh/NOA

KOMENTE