Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS lëshon thirrjen e radhës: Protesta deri në largimin e qeverisë
English

PS lëshon thirrjen e radhës: Protesta deri në largimin e qeverisë

Tiranë, 25 Prill NOA - Partia Socialiste kujtoi mesditën e sotme se po na ndajnë sot vetëm pesë ditë nga protesta e madhe popullore ku "shqiptarët do t' i tregojnë këtij pushteti që nuk qeveris, por sundon me vendim gjykate, se kupa është mbushur dhe se Sali Berisha e qeveria e tij nuk e gëzojnë më mbështetjen e popullit".

Në përpjekje për të pasur sa më shumë njerëz në 30 prill, deputeti socialist Blendi Klosi në daljen e sotme për mediat tha se "do të bashkohemi të gjithë së bashku në bulevardin e Tiranës në një protestë të pandërprerë deri në largimin e këtij pushteti ilegjitim".

Klosi tha se në vigjilje të datës 30 prill, të protestës në bulevardin e Tiranës ku tha se njerëzit do të mblidhen për të protestuar deri në largimin e kësaj qeverie, Klosi lajmëroi se "ditën e hënë kësaj proteste pritet t'i bashkohen qytetarët e Durrësit, ashtu siç i janë bashkuar asaj deri më sot qytetarët e Tiranës, Korçës, Elbasanit, Lezhës, Gjirokastrës, Shkodrës, Kukësit e Vlorës".

e.r/NOA

KOMENTE