Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, protestë në Gramsh: Nga vjedhja e votës vjen keqqeverisja
English

PS, protestë në Gramsh: Nga vjedhja e votës vjen keqqeverisja

Gramsh, 25 Prill 2010 NOA - Deputeti socialist Damian Gjiknuri ka qenë sot në qytetin e Gramshit për protestën e radhës në këtë qytet. Por më parë ai është ndalur në tregjet e këtij qyteti për të bashkëbiseduar me tregtarët mbi gjendjen ekonomike të gramshiotëve. Gjiknuri në takime individuale ka dëgjuar dëshmitë e tregtarëve për rënie të fuqisë blerëse dhe për pamundësinë e vazhdimit të bizneseve të vogla dhe të vazhdimësisë së prodhimit vendas kryesisht në blegtori.

Më pas në qytetin e Gramshit është zhvilluar një protestë. Gjiknuri gjatë fjalës së tij në këtë protestë është shprehur se "pikërisht nga vjedhja e votës vjen edhe keqqeverisja, vjen klika që është në pushtet, e cila përditë mundohet të grabisë dhe të gllabërojë çdo pasuri të këtij vendi".

"Berisha e di që hapja e kutive mund të sjelli fundin e qeverisjes së tij. Pse ne u bëmë akoma më shumë gjatë këtyre muajve? Sepse njerëzit e kuptuan se pikërisht nga vjedhja e votës vjen edhe keqqeverisja, vjen klika që është në pushtet, e cila përditë mundohet të grabisë dhe të gllabërojë çdo pasuri të këtij vendi", - theksoi deputeti Gjiknuri.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, deputeti Gjiknuri u tha: "Ju jetoni në botën reale, ju jeni ata që bëni pazar në këtë treg, ju jeni ata që shkoni në dyqane përditë, ju jeni ata që paguani çdo ditë faturat e kripura të energjisë dhe e kuptoni përrallat që ju servirin në televizor nuk kanë asnjë lidhje me realitetin e vështirë që jetojnë shqiptarët".

Prandaj, - vijoi Gjiknuri, - shqiptarët kanë një motiv shumë të fortë për të protestuar, jo vetëm për hapjen e kutive dhe për transparencën e votës, por edhe për fatin e tyre ekonomik.

Thirrja që përmbylli fjalën e deputeti Gjiknuri ishte: "Ju bëj thirrje të gjithë gramshiotëve, të jeni të gjithë në shesh për ta bërë këtë qeveri të na dëgjojë, të na dëgjojë për hallet tona. Vetëm duke qenë ne atje në shesh do të mundemi që kjo qeveri të na dëgjojë, ndryshe kjo qeveri duhet të iki". Deputeti socialist nuk harroi dhe paralajmërimin tashmë rutinë: "Prandaj të gjithë në shesh, Berisha ose hap kutitë, ose largohu. Kjo duhet të jetë motoja jonë".

e.r/NOA

Lexoni edhe:

"Kirgistani", PS reagon për akuzat e Ilir Metës

PS lëshon thirrjen e radhës: Protesta deri në largimin e qeverisë

PS: Qeveria vlerëson 1 m² tokë, më pak se 1 kg domate

KOMENTE