Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qajnë para gjyqtares, lirohen prostitutat që shkonin me VIP-a
English

Qajnë para gjyqtares, lirohen prostitutat që shkonin me VIP-a

Tiranë, 25 Prill NOA - Gjykata e Tiranës ka liruar pak minuta më par tre prostitutat, ndërsa ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për dy tutorët e tyre. Vendimi është marrë nga ana e gjyqtares Manjola Xhaxho gjatë caktimit të masës së sigurisë.

Burime nga gjykata kanë bërë me dije për agjencinë NOA se tre vajzat që punonin si prostituta G.M, 24 vjeç, lindur në Korçë e banuese ne Tiranë, O.C, 22 vjeç, lindur në Skrapar e banuese në Tiranë, dhe F.Ll, 23 vjeç, lindur dhe banuese në Krujë në momentin që janë pyetur për gjeneralitetet e tyre kanë nisur të qajnë para gjykatës. duke mos mundur të flasin dot.

Kurse avokatët e tyre mbrojtës kanë kërkuar mëshirë para gjykatës duke kërkuar një masë sigurie më të butë, masë e kërkuar edhe nga prokuroria, e cila u vendos më pas edhe nga gjykata.

Ndërkohë që për dy tutorët e vajzave Besim Lami, 33 vjeç, lindur në Krujë e banues në Tiranë dhe Gentian Buzi, 33 vjeç, lindur në Lezhë e banues në Tiranë gjykata vendosi masën e sigurisë "arrest me burg".

Sipas prokurorisë dy tutorët kanë shfrytëzuar vajzat si prostituta në holet "Eklipsi" që ndodhet në zonën e Lundrës.

Sipas hetimeve dhe përgjimeve të kryera nga prokuroria vajzat kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt shumës prej 200 deri 400 euro. Ndërkohë që mësohet se personat që ishin klientët e vajzave ishin kosovarë kryesisht biznesmenë dhe emra të njohur VIP nga Prishtina si dhe shumë biznesmenë shqiptarë kryesisht nga Tirana. Nuk mungonin dhe persona VIP të cilët paguanin për të bërë seks, nga Italia, Greqia, si dhe vende të tjera fqinjë.

d.r/NOA

Lexoni gjithashtu: Arrestohen 5 persona për prostitucion, në listë klientë Vip

Lexoni te tjera nga Kronika

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Altin Lamajt

KOMENTE