Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sherr në një lokal nate, plagoset roja
English

Sherr në një lokal nate, plagoset roja

Prishtinë, 25 prill, NOA - Një sherr për të hyr në një lokal nate është kthyer në një incident të përgjakshëm mes dy të rinjve. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Prishtinë, ku si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur më armë zjarri punonjësi i sigurisë së lokalit.

Lajmi konfirmohet nga Policia e Kosovës e cila sqaron se viktima, punëtor i sigurimit në lokal, kishte ndaluar një të ri që të hynte në ambientet brendshme të lokalit të natës. Në këto momente personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga Policia e Kosovës, ka nxjerrë armën dhe ka plagosur me pistoletë rojen.

Por ngjarja nuk ka përfunduar me kaq. Edhe pse i plagosur, roja i lokalit e ka ndjekur nga pas autorin dhe madje ka arritur t'i marrë nga dora dhe pistoletën.

Policia e Kosovës sqaron se i plagosuri është dërguar në spital dhe personi që qëlloi me pistoletë është arrestuar.

m.xh/NOA

KOMENTE