Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tani, asgjë nuk na ndan dot më
English

Tani, asgjë nuk na ndan dot më

Nga sot, nuk ka bjeshkë që do të na ndajë, por vetëm rrugë, të cilat do të na bashkojnë. Sot, çdo qytetar dhe familje kosovare ka më shumë shpresë, optimizëm, besim dhe siguri për të ardhmen e shtetit tonë dhe familjeve tona. Sot, secili nga ne, ndihet krenar me Kosovën

Nga Hashim Thaçi*

Kryeministër i Republikës së Kosovës

"I nderuar President i Republikës së Kosovës, zoti Fatmir Sejdiu,

i nderuari kryeparlamentar, zoti Krasniqi,

të nderuar ministra, deputetë,

i nderuar Kryeministër i Shqipërisë, zoti Sali Berisha,

të nderuar ambasadorë, i nderuari ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Christofer Dell, ambasador i Britanisë së Madhe, i Francës, i Turqisë, të gjithë ju, ambasadorë, prezent në këtë tubim madhështor jo vetëm për qytetarët e Kosovës, shtetin e Kosovës dhe për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin, më lejoni që t'ju falënderoj fillimisht për pjesëmarrjen tuaj, të shpreh admirimin dhe respektin më të lartë për këtë punë që po fillojmë dhe që është kontribut i të gjithëve,

dëshiroj që në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës të shpreh edhe një përshëndetje nga zemra dhe shtetërore edhe për përfaqësuesit e kompanisë ndërtuese të kësaj autostrade Bechetl&Enka,

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të dashur shqiptarë kudo që jeni, në Kosovë dhe kudo që jeni edhe në diasporë,

Secili nga ne, sot, për një çast, duhet të mendojë se ku ishte Kosova vetëm 11 vite më herët. E pushtuar, duke përjetuar një gjenocid të paparë, me një masë të madhe të njerëzve në depërtim, Kosova ishte fushëbetejë për liri. E fituam atë fushëbetejë, e fituam atë betejë të paparë, e fituam lirinë dhe pikërisht, liria që fituam solli përshpejtimin e shumë projekteve në rajon. Pa lirinë e Kosovës nuk do të ndodhte as ky projekt.

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Sot, kur nisim rrugën e kombit, më lejoni të përkujtojmë me respekt ëndrrën dhe sakrificën e stërgjyshërve dhe baballarëve tanë me kufij të ndarë dhe t'u themi me zë të lartë dhe shtetëror: po, sot, në këtë ditë, po e nisim rrugën tonë, rrugën e munguar, rrugën e kombit, rrugën e ëndrrave tuaja dhe ëndrrave tona, rrugën e afrimit dhe komunikimit, rrugën e zhvillimit ekonomik dhe emancipimit shumëdimensional të shoqërisë kosovare. Sot, po e fillojmë rrugën që, nga Kosova në Shqipëri, Prizreni në Kukës, kishte një distancë një shekullore. Një shekull vuajtje, një shekull përpjekje, një shekull pritje. Ky është çmimi i kësaj autostrade që po fillojmë sot.

***

Sot është një ditë e madhe dhe e shënuar për të gjithë ne. Sot, Kosova dhe të gjithë shqiptarët kuro që jetojnë kanë festë. Po hapim kapitullin e historisë së re të Kosovës, epokën e fuqizimit të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës. Sot, historia dhe e ardhmja e Kosovës dhe e qytetarëve të saj bëhen një. Sot, qeveria që udhëheq unë po fillon projektin më të madh dhe të rëndësishëm, pas pavarësisë së Kosovës, projektin më të madh në historinë e saj. Sot, po fillojmë rrugën që na bashkon emocionalisht dhe fizikisht me njëri-tjetrin në Europë. Sot, po fillojmë rrugën e munguar për Kosovën dhe rajonin. Sot, ëndrrën po e bëjmë realitet, dëshirën dhe vullnetin e qytetarëve dhe vizionin e qeverisë së Kosovës po e jetësojmë.

***

Sakrificën dhe vlerat e lirisë, sot po i fisnikërojmë. Këtë rrugë ua dedikojmë heronjve të rënë e të gjallë. Kjo rrugë do t'u shërojë plagët e lirisë invalidëve të luftës, do të bëjë edhe më krenarë e më të fortë të gjithë familjet e dëshmorëve, ua dedikojmë mësuesve tanë që na mësuan ta duam dhe ndërtojmë atdheun tonë, ua dedikojmë mjekëve që na shëruan plagët, ua dedikojmë pensionistëve që me djersën e tyre ndërtuan Kosovën, ua dedikojmë komunitetit të biznesit për mundësitë e reja që po u krijohen. Kjo rrugë është vullneti i qytetarëve. Prandaj edhe u dedikohet të gjithëve. Dhe, mbi të gjitha, këtë projekt madhor ua dedikojmë fëmijëve tanë dhe fëmijëve të fëmijëve tanë. Të ardhmes tonë, sot fillojmë t'i lëmë trashëgimi rrugën që do t'i lidhë me Europën, rrugën që tani e tutje nuk do ta bëjmë në kërkim të lirisë, por në shërbim të së ardhmes së sigurt të tyre, në shërbim të zhvillimit ekonomik, në shërbim të integrimit.

Të nderuar dhe të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të nderuar shqiptarë, kudo që jeni,

Përveç dëshirave, ëndrrave për integrim kombëtar dhe europian, kjo rrugë do të bartë ide, mallra, rritje ekonomike për Kosovën. Kjo rrugë do t'i japë shtytje zhvillimeve të shumanshme në shtetin tonë të ri.

Të nderuar dhe të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Ju, më meritorët të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ju, të gjithë qytetarët e Kosovës, jeni sot ideatorë, arkitektë dhe ndërtues të kësaj autostrade. Ju falënderoj të gjithëve për besimin dhe mbështetjen.

Ky projekt po fillon këtu, në Vërmicë e do të vazhdojë përgjatë Prizrenit, Prishtinë, deri në Merdare. Për këtë rrugë nuk do të kursejmë asgjë dhe me çdo çmim do ta realizojmë. Si Kryeministër i shtetit më të ri në botë, sot ndjehem krenar dhe i privilegjuar që po fillojmë këtë kryevepër në Republikën e Kosovës.

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

të dashur shqiptarë,

Nga sot, nuk ka bjeshkë që do të na ndajë, por vetëm rrugë, të cilat do të na bashkojnë. Sot, çdo qytetar dhe familje kosovare ka më shumë shpresë, optimizëm, besim dhe siguri për të ardhmen e shtetit tonë dhe familjeve tona. Sot, secili nga ne, ndihet krenar me Kosovën.

Ju dëshiroj punë të mbarë të gjithëve që do të jeni të përfshirë në këtë projekt madhor. Të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë njerëzve që do të lëvizin në këtë rrugë, rrugë të mbarë e të sigurt. Urime dhe suksese. Urime nga zemra gjithë qytetarëve dhe familjeve kosovare dhe shqiptare dhe të gjithë kontribuuesve në fillimin e ndërtimit të autostradës së ëndrrave të qytetarëve.

(*) Fjala e mbajtur sot në fillimin e punimeve për autostradën Morinë-Merdare

KOMENTE