English

Çelsi shkatërron Stoken

Angli, 26 Prill NOA - Çelsi i Ançelotit i është përgjigjur në mënyrën më të mirë skuadrës së Alex Ferguson, duke fituar me rezultatin 7 me 0 në "Stanford Bridge" kundrejt Stoke City.

Golat e shënuar për ekipin e bluve të Londrës u realizuan nga Salomon Kalou i cili realizoi një tripletë në këtë ndeshje, Lampard një dopietë, ndërsa për të shënuar dy golat e tjerë për ekipin e Çelsit menduan Sturridge dhe Malouda.

Tashmë Çelsi ndodhet e vetme në vendin e parë të klasifikimit të Premier League dhe mjaft vendimtare do të jetë ndeshja e cila do të zhvillohet pas shtatë ditësh, ku djemtë e Ançelotit do të përballen me Liverpulin.

r.b/NOA

KOMENTE