English

City në kërkim të Gourcuff

Angli, 26 Prill NOA - Tek ekipi i Bordosë mund të themi se ka treguar të gjithë klasin e tij si një lojtar mjaft cilësor dhe bëhet fjalë pikërisht për francezin Yoann Gourcuff.

Në lidhje me këtë fakt shumë skuadra janë hedhur në sulm për të marrë shërbimet e këtij lojtari por, në orët e fundit është bërë e ditur se ekipi i Manchester City ka bërë një ofertë reale në drejtim të tij.

Sipas të përditshmes angleze "Daily Mail" City, ka bërë një ofertë e cila kap shifrën e 25 deri në 30 milion euro.

Kundrejt kësaj oferte mund të themi se skuadra e Bordosë mund të gjejë një akord të mundshëm dhe Gourcuff, sezonin e ardhshëm mund të jetë në radhët e ekipit anglez.

Megjithatë duke parë konkurrencën e madhe në drejtim të tij mbetet ende çdo gjë për tu vendosur gjatë merkatos së ardhshme.

r.b/NOA

KOMENTE