Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dade dhe Ruka, protestë në Përmet: Berisha na e ka fajin për vizat
English

Dade dhe Ruka, protestë në Përmet: Berisha na e ka fajin për vizat

Përmet, 26 Prill NOA - Deputetët e Partisë Socialiste Arta Dade dhe Et'hem Ruka kanë qenë në Përmet në mbështetje të protestës të banorëve të këtij qyteti. Banorët kanë protestuar kundër kostos së lartë të jetesës, çmimeve të papërballueshme të ushqimeve, të faturave të dritave dhe kanë ngritur si shqetësim numrin e lartë të papunësisë dhe mbetjen e Shqipërisë të fundit në listën e shteteve që kanë liberalizuar vizat me Europën.

Në fjalën e saj deputetja Arta Dade ka thënë se fajin për këtë e ka Sali Berisha, që ka 6 vjet që gënjen shqiptarët për liberalizimin e vizave. Ai nuk mund ta shkatërrojë më Shqipërinë dhe nuk duhet të vazhdojë të gënjejë, por duhet të bëjë transparencën e zgjedhjeve.

"Sali Berisha nuk mund të vazhdojë të mashtrojë më, as shqiptarët as partnerët tanë europianë. Ai s' mund të vazhdojë t'iu hedhë më hi syve. Në qoftë se ai realisht vazhdon të mbahet se i ka fituar zgjedhjet nuk ka ku të shkojë, ai do të bëjë se s'bën transparencën e zgjedhjeve".

Dade u ka bërë thirrje banorëve të Përmetit të mblidhen të gjithë në protestën e madhe të 30 prillit në Tiranë, për të protestuar kundër një qeverie që e ka marrë pushtetin me anë të vjedhjeve dhe jo të zgjedhjeve.

Kurse konsideroi se "ne shqiptarët nuk jemi më pak të emancipuar se evropianët" dhe përforcoi: "e nuk jemi më pak të qytetëruar sesa grekërit fqinjët tanë, as sesa italianët fqinjët tanë, as sesa malazezët, madje as edhe sesa serbët".

Ju e dini, - vijoi Dade, - që ata janë shumë më përpara sesa ne, ata lëvizin lirshëm në Europë".

Kurse më pas shtroi pyetjen të cilës i dha vettë përgjigje: "Kush e ka fajin që ne mbetëm të fundit në liberalizmin e vizave? E ka fajin Sali Berisha. Ka 6 vjet që premton integrimin dhe ne e kemi shndërruar integrimin vetëm në retorikë dhe asgjë nuk bëhet për integrimin, për arsye se Sali Berisha e ka dhënë me prova se ç'është në gjendje të bëjë për ta izoluar Shqipërinë dhe jo për ta integruar".

e.r/r.n/NOA

KOMENTE