Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen tre të rinj në Golem me sasi marijuane për tregi
English

Kapen tre të rinj në Golem me sasi marijuane për tregi

Kavajë, 26 Prill NOA - Tre persona janë arrestuar nga policia e Kavajës pasi në zonën e plazhit të Golemit u kapën me sasi narkotikësh dhe tani janë nën akuzë për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".

Kështu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u realizua arrestimi në flagrancë i 19-vjeçarit Arli Artan Leka, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë sepse gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij në Golem Kavajë, u gjet një sasi prej 9 gramë, bimë narkotike e llojit marijuanë.

Policia tha se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia prej 9 gramë marijuanë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".

Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u realizua arrestimi në flagrancë i 23-vjeçarit Arbër Kloci, , banues në Golem.

Arrestimi i tij u bë sepse rreth orës 11.00, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Golem, u gjetën 17 qese farmacie, me bimë narkotike të llojit marijuanë, me peshë 59.5 gramë, me gjithë ambalazh.

Gjithashtu në banesën e shtetasit Arbër Kloci, u gjetën të kultivuara në 4 kova boje, 16 bimë narkotike të dyshuara të llojit "Cannabis Sattiva".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia prej 59 gramë, bimë narkotike e llojit marijuanë dhe 16 bimët e kultivuara të llojit "Cannabis Sattiva".

Policia tha se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariati të Policisë Kavajë u mundësua kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i 28-vjeçarit Nurijan Kloci, banues në Golem.

Arrestimi i tij u bë se rreth orës 11.00, gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të Urës së Golemit iu gjet, një kuti pakete cigare ku brenda së cilës kishte dy qese farmacie, në të cilat kishte bime narkotike e llojit marijuanë, me peshë 3.9 gramë dhe 3.6 gramë.

Policia tha se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia e marijuanës dhe një aparat telefoni "Motorola", si dhe një kartë telefoni celular.

r.n/NOA

KOMENTE