Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbërrin edicioni X i Fiera del Levante , më 29 prill-2 maj
English

Mbërrin edicioni X i "Fiera del Levante", më 29 prill-2 maj

Tiranë, 26 prill, NOA - Gjatë datave 29 prill deri më 2 maj, në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë do të zhvillohet Fiera del Levante, panairi i njohur si traditë e ekspozimit të sipërmarrjeve italiane në vendin tonë.

Bëhet me dijeni se në ceremoninë e inaugurimit të këtij panairi, do të jenë të pranishëm kryeministri Sali Berisha, zv/ministri Italian i Zhvillimit Ekonomik Adolfo Urso, ambasadori i Italisë në Shqipëri Saba D'Elia, presidenti i rajonit të Pulias Niki Vendola dhe ministrat shqiptarë Dritan Prifti, Genc Ruli, Fatmir Mediu etj.

Panairi i cili tashmë ka arritur në edicionin e tij X është konceptuar në përputhje me mundësitë e ofruara nga tregu shqiptar i cili është në zhvillim të vazhdueshëm, me qëllimin e përafrimit të tij me nevojën e firmave italiane për ndërkombëtarizim.

Në këtë edicion, ICE Tirana në bashkëpunim me rajonin e Pulias ka organizuar një grup prej 15 kompanish pulieze të sektorëve me interes si: cikli i ujit, menaxhimi i mbeturinave, energjisa e rinovueshme dhe ndërtimi i qëndrueshëm etj, si pëshembull kompania "Giovanni Putignano & Figli", "Ecoacqua Ltd", "Luciano Russo", "RDM Ltd" dhe kështu me radhë. n.e/NOA

KOMENTE