English

Një grua nga Librazhdi tenton të hidhet publikisht nga pallati

Më shumë lajme nga Kronika

Librazhd, 26 Prill NOA - Një grua në moshë të re ka tentuar t'i japë fund jetës duke bërë përpjekje publike për t'u hedhur nga pallati pranë Postës së qytetit Librazhd, por policia ka arritur të ndërhyjë duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur sot në një pallat i cili ndodhet tek Posta Librazhd, kur 32 vjeçarja L.B, banuese në qytetin e Librazhdit, ka tentuar të hidhet nga kati i katërt i këtij pallati.

Policia u lajmërua përmes një telefonate në sallën operative dhe disa agjentë kanë shkuar në vendngjarje, ku pas ndërhyrjes se forcave te policisë së Komisariatit Librazhd si dhe pas disa negociatave, u be i mundur parandalimi i kësaj ngjarjeje - evitimi i hedhjes se kësaj gruaje nga pallati.

"Pas disa te dhënave te grumbulluara nga ana jone, rezulton se kjo shtetase është me të meta mendore", - i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare policore.

Ky është rasti i pestë brenda afro një muaji i përpjekjeve për flijime publike në Tiranë dhe rrethe, ku një prej tyre gjeti vdekjen duke u hedhur nga lartësia e një pallati, ndërtim i ri, në Elbasan.

a.k/NOA

KOMENTE