Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama në Tiranë, u shpërndan fletëpalosje banorëve për 30 prillin
English

Rama në Tiranë, u shpërndan fletëpalosje banorëve për 30 prillin

Lexoni edhe disa nga batutat e banorëve me kreun socialist Rama

Më shumë lajme nga Politika

Tiranë, 26 Prill NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar sot në mesditë takime spontane derë më derë në zonën e Shkozës. Gjatë këtyre takimeve individuale me banorë të periferisë së kryeqytetit Rama pasi ka dëgjuar rrëfimet e banorëve për problemet kryesisht ekonomike me të cilat përballen përditë. Rama me fletëpalosje në duar u ka shpërndarë personalisht banorëve ftesa pjesëmarrjeje në protestën e madhe në 30 prill në Bulevardin e Tiranës.

Disa banorë janë treguar shumë të gatshëm dhe i kanë ofruar Edi Ramës mbështetjen e tyre për protestën ku ata sigurisht do të jenë të pranishëm, pasi sipas tyre kjo është shpresa e fundit se mund të shpëtojnë nga regjimi i Sali Berishës.

Kurse ndër shqetësimet kryesore të banorëve ishin faturat e shtrenjtuara të energjisë, faturat e shtrenjtuara të ujit, ilaçet që pensionistët marrin pa rimbursim, papunësia e shumë të tjera.

Kryetari i PS, Edi Rama teksa bashkëbisedonte me banorët e Shkozës, ka përcjellë që nga periferia e Tiranës thirrjen për të gjithë, për pjesëmarrje masive në 30 prill në bulevardin e Tiranës në protestën më madhështore e më paqësore që do të organizojë opozita.

Më poshtë gjeni dhe disa nga batutat dhe dëshmitë e banorëve:

- Ne do vijmë në 30 prill. Çfarë do bëhet me ne? Si do paguajmë dritat, ujin se jemi vetë i pestë dhe vdiqëm, nuk paguajmë dot asnjë gjë.

- Të takoj dhe qaj hallin se vuajtëm dhe po vuajmë akoma nga Sali Berisha. Dritat na i kanë çuar në stratosferë, ujin në stratosferë, ushqimet në stratosferë. Unë marr 70 mijë lek pension, kam punuar 35 vjet. Me çfarë do t'i laj unë gjithë ato gjoba që na vë Sali Berisha ne? Ti vijë turp që gënjen. Vajta mora ilaçet se kam 10 vjet që vuaj nga tensioni kam marrë 8 mijë lek ilaçe nga ana ime, sepse ata gënjejnë thonë që kemi rimbursuar ilaçet. T'i vijë turp që gënjen! Ka mbushur jo një thes me rrena, por me mijëra thasë me rrena. Të largohet sa më shpejt se nuk e durojmë dot më! Mbaruam, i ka bërë njerëzit të flasin me vete. Po kalojmë në stres, po çmendemi. Me çfarë do jetoj unë?! Të më thotë Sali Berisha që del atje dhe thotë ekonomia është në rritje. Për veten e tij po që është pasuruar, ka futur gjithë njerëzit e tij hajdutër, ndërsa ne populli jemi të gjithë fukarenj, po luajmë mendsh, sot nuk kemi asnjë lek në shtëpi

- Një pikë ujë është bërë baraz sa një kilogram qumësht.

- Kemi hyrë në krizë shumë të thellë që nuk e përballojmë dot. Jemi 5 vetë në familje jetojmë me një përkrahje sociale. Jam detyruar kam hequr fëmijën nga shkolla dhe e kam futur në punë, që mos ta bëj hajdut të vjedhë bankat dhe të marri njerëz peng nëpër rrugë. Jam e detyruar ta bëj këtë gjë. Nuk është gjë e mirë ta heq fëmijën nga shkolla, por na ka detyruar regjimi i Sali Berishës dhe do ta heqim përfundimisht së bashku.

r.n/NOA

KOMENTE