Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Beqja: Ekonomia shqiptare, e fundit në rajon që do të fillojë ringritjen
English

Beqja: Ekonomia shqiptare, e fundit në rajon që do të fillojë ringritjen

Tiranë, 27 prill, NOA - Partia Socialiste ka hedhur poshtë deklaratat e drejtuesve të qeverisë për rritje ekonomik dhe zhvillim të qëndrueshëm. Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja, në një konferencë për shtyp tha sot se, përveç krizës ekonomike qeveria vazhdon të fsheh dhe të dhënat e fundit, që sipas tij janë alarmante.

Beqja shtoi se opinionit po i mbahen të fshehura të dhëna që flasin se ekonomia shqiptare është e fundit në rajon.

"Të dhënat mbahen të fshehta: sepse publikimi i tyre provon se vendi ndodhet në krizë ekonomike; sepse publikimi i tyre provon botërisht vërtetësinë e deklarimeve të përsërituara të Partisë Socialiste për krizën në të cilën ndodhet ekonomia e vendit;

sepse publikimi i tyre përligj deklarimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar se ekonomia shqiptare do të jetë e fundit në rajon që do të rifillojë ringritjen", u shpreh Beqja.

Duke hedhur poshtë të gjitha të dhënat që flasin për rritje investimesh dhe rritje ekonomike, Beqja shtoi se shqiptarët duhet të protestojnë për të larguar këtë qeveri.

"3 ditë nga sot, në 30 prill, në bulevardin e Tiranës, u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që t'i bashkohen protestës sonë deri në largimin e kësaj qeverie që nuk punon për shqiptarët, por sundon për pasurimin e një kaste pushtetarësh", tha Beqja.

m.xh/NOA

KOMENTE