English

Ekstradohet nga Greqia i dënuari me 21 vite burg, shiti një foshnjë të sapolindur

Tiranë, 27 prill, NOA - Gati 9 vjet më parë, do të çonte një grua shtatzanë në mënyrë ilegale drejt Greqisë, duke e ndihmuar atje për të lindur dhe më pas, do t'ia merrte të sapolindurin bashkë me burrin e saj për ta shitur kundrejt 5 milionë lekëve.

Por i dënuari nga gjykata me 21 vjet burg për këtë akt të rëndë, do t'u shpëtonte forcave të policisë për një kohë të gjatë dhe vetëm pas 9 vitesh, ai do të kapej në Greqi dhe nga forcat e Interpolit të vendit fqinj, tashmë është dorëzuar para autoriteteve shqiptare.

Bëhet fjalë për 60-vjeçarin Ziko Lena, lindur në Pogradec, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, e ka dënuar me 21 vjet burg për kryerjen e veprës penale të "Trafikimit të të miturve".

Ekstradimi i tij u mundësua vetëm si rezultat i bashkëpunimit të zyrës së "Interpol Tirana" me homologen e Athinës, për ta sjellë sot në vendin tonë ku u është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

n.e/NOA

KOMENTE