Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Emërimet e Kushtetueses, Berisha: Presim Topin
English

Emërimet e Kushtetueses, Berisha: Presim Topin

Tiranë, 27 prill, NOA Update - Emërimet e reja në Gjykatën Kushtetuese kanë mbetur në dorën e presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe se politika shqiptare pret që ato të paraqiten sa më parë në parlament ku do të realizohet edhe shqyrtimi i tyre.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije kryeministri Berisha i pyetur nga mediat gjatë një dalje publike në mjediset e Bibliotekës Kombëtare me rastin e ceremonisë së përkujtimit të 100-vjetorit të librit të Ismail Malosmanit.

"Presim që presidenti i Republikës, Bamir Topi, të paraqesë dekretimin e kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese pasi është atribut i tij.

Më pas, parlamenti do t'i shqyrtojë ato duke përdorur një procedurë sa më transparente", tha kryeministri Berisha lidhur me një fakt të tillë.

"Kjo është mënyra më transparente dhe më e mirë e zgjidhjes. Nëse Presidenti ka të drejtën e përzgjedhjes se ia ka dhënë Kushtetuta, parlamenti ka të drejtën e pëlqimit larg mënyrave vesh më vesh dhe pas kuintave", përfundoi ai.

n.e/NOA

KOMENTE