English

Finalistja e parë do të vendoset midis Bajernit dhe Lionit

Francë, 27 Prill NOA - Ditën e sotme në mbrëmje do të mësohet emri i parë i skuadrës e cila do të jetë në finalen e Ligës së kampionëve, që do të luhet në Madrid.

Në bazë të rezultatit të ndeshjes së parë ku Bajerni arriti të fitonte 1 me 0 mund të themi se gjermanët janë disi më të favorizuar për të kaluar me sukses këtë provë.

Gjithashtu duke parë lojën që zhvillojnë të dy ekipet, si ai i Van Gaal ashtu dhe Lioni, mund të themi se ndeshja premton shumë gola.

Megjithatë çdo gjë mbetet ende për tu parë në fushën e lojës pasi kujtojmë se në radhët e ekipit gjerman mungesa e Ribery, i cili është lojtari kyç i kësaj skuadre, mund të ndikojë së tepërmi në rezultatin e kësaj sfide.

r.b/NOA

KOMENTE