Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjiknuri: Skandali në dhënien e koncesioneve
English

Gjiknuri: Skandali në dhënien e koncesioneve

Tiranë, 27 prill, NOA - Mungesa e shqyrtimit të ankesave në lidhje me procedurat e dhënies së koncesioneve është cilësuar nga Partia Socialiste si një skandal nga ana e Ministrisë së Ekonomisë.

Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri u shpreh sot se ka mbi 5 muaj që procedurat e dhënies së koncesioneve nuk i nënshtrohen asnjë kontrolli, "pasi nuk ka asnjë autoritet që të shqyrtojë ankesat në lidhje me procedurat e dhënies së koncesioneve".

Gjiknuri u shpreh se kontrolli duhet të bëhej nga Agjencia e Koncesioneve, institucion pranë kryeministrit, por që ende nuk është ngritur as sot.

"Absurditetit i shtohet edhe fakti që gjatë kësaj periudhe Ministria e Ekonomisë ka vazhduar dhënien e koncesioneve, pavarësisht se nuk ka asnjë organ shtetëror të ngritur për të mbikëqyrur këto procedura duke i hapur shteg abuzimit", tha Gjiknuri.

Ai shtoi se kemi të bëjnë me një rast flagrant i nëpërkëmbjes së ligjit në një nga fushat më të spikatura të korrupsionit qeveritar.

Ai ka theksuar se kemi të bëjnë me një rast të shpërdorimit të detyrës "që meriton hetim nga Prokuroria".

Ndërsa ka shtuar se kjo është një arës tjetër për të protestuar në 30 prill.

m.xh/NOA

KOMENTE