Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jeta është ëndërr , premiera shqiptare e David Tukiqit
English

"Jeta është ëndërr", premiera shqiptare e David Tukiqit

Tiranë, 27 prill, NOA /Milena Selimi - David Tukiqi do të prezantojë përpara publikut shqiptar krijimin e tij të parë operistik "La vitta a¨ sogno" (Jeta është ëndërr), një vepër lirike që ai e ka kompozuar mbi dramën e Pedro Calderon de la Baca, dramaturg spanjoll.

"Për këtë vepër i kërkova libretistit italian Giacomo Carbone që ta kthejë në vargje. Është një operë legjendë me tri akte, për të cilën punova tre vjet", - shprehet Tukiqi.

Në skenën shqiptare të Teatrit të Operës dhe Baletit opera do të ketë premierën e saj në datat 29, 30 prill dhe më pas në datat 1 dhe 2 maj 2010-s.

"Jeta është ëndërr" është shkruar nga Pedro Calderon De la Barca në vitet 1500, një legjendë ku përthyhen sakrifica njerëzore për liri, mesazhe religjoze ndaj dëmit që vjen prej sjelljesh të pakontrolluara, dhe shpërdorimit të lirisë.

Kompozitori David Tukiqi sjell në gjininë e operës, veprën "Jeta është ëndërr", e cila vjen e muzikuar për herë të parë nga Tukiqi në skenën shqiptare.

Koreografia nga Agron Aliaj, në interpretimin e trupës së baletit të TKOB-së dhe skenografia është realizuar nga Genc Shkodrani.

Si legjendë me tre akte dhe një nga veprat më të publikuara si dramë në vendet e Europës Lindore, kjo premierë është e ndërtuar si opera dhe balet dhe do të artikulojë në skenë mëdyshjen mes fatit të parashkruar nga vullneti hyjnor dhe lirisë së zgjedhjes për jetën, me qëllimin sublim për të ndryshuar rrjedhën negative të fakteve, pasi në fund të fundit është dashuria ajo që triumfon.

"Jeta është ëndërr" vjen si premierë nga artistët e Teatrit të Operas në kuadër të aktiviteteve të javës së letërsisë spanjolle çelur në Tiranë nga Ambasada Spanjolle

David Tukiqi ka studiuar në Akademinë e Arteve piano dhe kompozicion. Në vitin 1992 u largua nga Shqipëria për në Itali ku studioi 2 vjet kompozicion.

Vazhdoi studimet në Paris, në Akademinë "École Normale du Paris" ku u diplomua për kompozicion dhe dirigjim. Jeton në Catanzaro të Italisë, por sipas kompozitorit "Asnjëherë një artist nuk është vetëm. Unë jetoj me tingujt, më shoqërojnë gjatë gjithë kohës edhe kur fle".

m.s/n.e/NOA

KOMENTE