Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëvizja për Bashkim reagon për aksionin policor ndaj Albin Kurtit
English

Lëvizja për Bashkim reagon për aksionin policor ndaj Albin Kurtit

Prishtinë, 27 Prill NOA - Lëvizja për Bashkim reagon ashpër kundër intervenimit të Policisë së Kosovës në rastin e varrimit të veprimtarit Ali Aliu. Intervenimi i padëgjuar e i paparë ndonjëherë i policisë në rast të varrimit, e sidomos me rastin e varrimit të një veprimtari të shquar të çështjes kombëtare siç ishte Ali Aliu, është për çdo gjykim, - vlerëson Lëvizja për Bashkim.

Sipas saj, intervenimi i policisë bëhet edhe më i gjykueshëm kur kihet parasysh se përleshja e Policisë së Kosovës, qoftë me aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje!, qoftë me qytetarët e rastit pjesëmarrës në varrim, ishte e parashikueshme.

Duke i shqyrtuar dhe analizuar të gjitha rrethanat dhe pasojat e kësaj ngjarjeje, Lëvizja për Bashkim mendon se intervenimi i policisë ose ka prapavijë të caktuar politike, ose është një mungesë e madhe profesionalizmi.

Prandaj Lëvizja për Bashkim kërkon nga e Qeveria e Kosovës të merren masa urgjente ndaj atyre që e kanë dhënë urdhrin e intervenimit.

a.b/NOA

Njësitet Speciale dështojnë në operacion për të arrestuar Albin Kurtin

Më shumë lajme nga Kosova

KOMENTE