Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Moisiu: Politikanët, të rrisin integritetin e tyre
English

Moisiu: Politikanët, të rrisin integritetin e tyre

Tiranë, 27 prill, NOA - Niveli i integritetit të politikanëve në Shqipëri duhet të rritet, ashtu siç duhet të ndodhë kjo edhe me nivelin e inteligjencës dhe aftësive vepruese të popullatës.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije ish-presidenti Alfred Moisiu, gjatë fjalës që ka mbajtur në një konferencë të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, mbi integritetin e klasës intelektuale në tërësi.

"Gjithçka në këtë vend do të varet nga puna që do të bëjnë inteligjenca dhe politika shqiptare, duke rritur nivelin e integritetit të politikanëve dhe inteligjencën e popullatës në tërësi", tha ai.

Duke iu referuar citatit të Karterit se "Integriteti nënkupton bindjen e verbër ndaj diktatit të ndërgjegjies dhe një ndjenjë të lartë detyre", ish-kreu i shtetit shtoi se "integriteti nuk duhet njehsuar me ndershmërinë".

"Kjo pasi njeriu mund të jetë i ndershëm dhe pa qenë integral, pasi integriteti kërkon veprim, angazhim për të ushtruar presionin e duhur për të rregulluar atë që nuk shkon si duhet", sqaroi Moisiu.

Duke shtuar në fund, se integrimi kërkon edhe ndonjëherë shkeljen e rregullave, në të mirë të komunitetit.

n.e/NOA

KOMENTE