Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Omar al Bashir rizgjidhet president i Sudanit
English

Omar al Bashir rizgjidhet president i Sudanit

Darfur, 27 prill, NOA - Presidenti sudanez, Omar al Bashir, është zgjedhur sërish president i Sudanit, vendit afrikan që përjetoi vite të tëra një luftë civile.

Kështu, pavarësisht akuzave që rëndojnë ndaj tij për krime lufte të kryera në zonën e Darfurit, Omar al Bashiri u deklaroi qytetarëve të tij se është fituesi i zgjedhjeve të mbajtura këtë muaj në vendin afrikan.

Gjykata Ndërkombëtare për Krime ka lëshuar një fletë-arresti ndaj presidentit sudanez, Omar al Bashir, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Një panel gjykatësish vendosi që presidenti të përgjigjet për 7 akuza të tilla, por nuk përfshinë akuzën për gjenocid, duke thënë se nuk kishte prova te mjaftueshme se grupe specifike etnike ishin sulmuar.

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime solli reagime të menjëhershme nga e gjithë bota, ndërsa qeveria sudaneze e dënoi vendimin e duke e përshkruar atë si pjesë e një plani neo-kolonialist për të destabilizuar Sudanin.

n.e/NOA

KOMENTE