Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vëllai i Lech Kaczynskit, zgjidhet kandidat për president
English

Vëllai i Lech Kaczynskit, zgjidhet kandidat për president

Varshavë, 27 prill, NOA - Vëllai i ish-presidentit të ndjerë polak që humbi jetën në Smolenski të Rusisë para pak javësh, Jaroslav Kaczynski, mësohet se do të jetë kandidati kryesor për president në zgjedhjet e afërta që do mbahen në Poloni.

Presidenti i Polonisë, Lech Kaczynski ndërroi jetë më 10 prill, për shkak të rrëzimit të avionit me të cilin po udhëtonte në Rusi.

Ndërkaq, Jaroslav Kaczynski në fakt ka qenë edhe ish-kryeministër i vendit dhe tani, do të kandidojë edhe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat do të zhvillohen para kohe për të zëvendësuar presidentin Lech Kaczynski.

Ai ka pohuar se do ta bëjnë një gjë të tillë, i nxitur nga ndjenja e detyrës.

Ndërkaq, kandidati tjetër në garë është kreu i partisë polake në pushtet, Bronislaë Komorovski, i cili aktualisht po kryen funksionin e kreut të shtetit.

n.e/NOA

KOMENTE