Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Viti Evropian kundër varfërisë, konferencë e posaçme në Tiranë
English

Viti Evropian kundër varfërisë, konferencë e posaçme në Tiranë

Tiranë, 27 Prill NOA - Në kuadër të Vitit Evropian për Luftën Kundër Varfërisë dhe Përjashtimit Social, Qendra e Informimit të Bashkimit Evropian (EUIC) në bashkëpunim me Qendrën "Fëmijët Sot" organizuan sot Konferencën "Varfëria dhe Fëmijët në Shqipëri".

Në këtë konferencë merrnin pjesë përfaqësues nga institucione të ndryshme vendimmarrëse në vend, institucione politikbërëse, organizata ndërkombëtare, si dhe nga organizma të ndryshëm vendorë.

Varfëria dhe përjashtimi social jo vetëm që ndikojnë në mirëqenien e individëve dhe mundësitë e tyre për të marrë pjesë aktive në shoqëri, por pengojnë edhe zhvillimin ekonomik të një vendi.

Nëpërmjet vitit 2010 si Viti Evropian për Luftën kundër Varfërisë dhe Përjashtimit Social, Bashkimi Evropian thekson rëndësinë e përgjegjësisë kolektive në luftën kundër varfërisë, në të cilën përfshihen pa dyshim vendimmarrësit, por edhe aktorë të tjerë nga sektori publik dhe ai privat.

Një nga qëllimet e këtij Viti Evropian është që t'i japë forcë zërit të atyre njerëzve në shoqëri që e përjetojnë varfërinë dhe përjashtimin social çdo ditë.

Në këtë kuadër organizohet sot kjo konferencë, në të cilën do të trajtohen pasojat që shkakton varfëria në mirërritjen e fëmijëve, si dhe në politikat shtetërore, nisma të tjera jo qeveritare dhe ndërkombëtare.

Pjesë e kësaj konference do të jetë dhe prezantimi i studimit "Varfëria dhe Fëmijët në Shqipëri".

Ky studim si fillim u ideua bazuar si në situatën ekonomike/ krizën globale që përfshiu pothuajse një pjesë të mirë të vendeve të botës, ashtu dhe në faktin se në Shqipëri nuk kishte ndonjë praktikë për matjen e efekteve të varfërisë në mirërritjen e fëmijëve.

Në këtë studim, varfëria është trajtuar, së pari, si varfëria materiale, ekonomike, financiare, e lidhur me të mirat materiale të domosdoshme për të jetuar normalisht. Varfëria është parë, së dyti, si varfëria jo materiale, kulturore e lidhur me faktorë të tjerë me ndikim në cilësinë e jetës së njeriut, si; punësimi, papunësia, puna me pagë të vogël, arsimi, shëndeti, siguria njerëzore, etj.

r.n/NOA

KOMENTE