English

Fratini: Mënjanimi i rrjetit serb të mos bëhet çështje politike

Beograd, 28 prill, NOA - Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini, deklaroi në Beograd se mënjanimi i rrjetit të telefonisë mobile të Serbisë në Kosovë duhet të zgjidhet në mënyrë "teknike", dhe prej saj "nuk duhet bërë çështje politike".

"Italia është e bindur se çështja e rrjetit serb të telefonisë mobile në Kosovë duhet të zgjidhet në mënyrë teknike, dhe prej saj të mos bëhet çështje politike", tha Fratini pas takimit me shefin e diplomacisë serbe Vuk Jeremiç.

Mbrëmë Fratini u takua me presidentin Boris Tadiç. Sipas njoftimit nga presidenca, ata kanë vlerësuar se marrëdhëniet e të dy vendeve janë në nivel të lartë, ndërsa Tadiç ka falënderuar për mbështetjen e madhe të Italisë për integrimin evropiane të Serbisë.

Sot shefi i diplomacisë italiane mbërrin sot në Kosovë, ku pritet të takohet me zyrtarët e lartë dhe të flasë në Kuvendin e Kosovës.

RFE

KOMENTE