English

Hapet nesër panairi i Fiera del Levante

Tiranë, 28 prill, NOA - Organizohet nesër hapja e panairit të dhjetë ndërkombëtar të "Teknologjisë, Energjisë dhe Mjedisit-EcoBizExpo", me bashkëorganizator Fiera de Levante në Itali dhe Alb-Konfindustria në Shqipëri.

Ajo cilësohet si ngjarje e jashtëzakonshme rsa i përket përfaqësimit të kompanive nga më të rëndësishmet të Italisë, Austrisë, Gjermanisë, Çekisë etj, si dhe kompanive nga Shqipëria dhe Kosova që ushtrojnë aktivitet në fushën e energjisë dhe ruajtjes së mjedisit.

Bëhet me dijeni se vend të veçantë në aktivitetet e panairit do të ketë paraqitja e projekteve të zhvillimit të prodhimit të energjisë elektrike nga energjia bërthamore parë në garantimin e kushteve mjedisore të domosdoshme sipas standarteve më të larta ndërkombëtare.

Eshtë parashikuar të paraqiten gjithashtu paraqitja e projekteve zhvilluese financuese institucionale në fushën e bujqësisë dhe agro-industrisë si pjesë përbërëse e rëndësishme e standardeve mjedisore dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Pavioni i teknologjive të industrisë së telekomunikacionit dhe industrive aeroportuale gjithashtu do të paraqesë interes për vete zhvillimin e fushave të mësipërme në Shqipëri, Kosovë dhe rajon.

Gjatë ditëve të panairit do të zhvillohen takime të përbashkëta ndërmjet bizneseve të interesuara si dhe takime institucionale për njohjen e legjislacionit dhe të mundësive për bashkëpunim dhe investim në Shqipëri, Kosovë, etj.

Aktiviteti zhvillohet me kujdesin e veçantë të Ministrisë së Ekonomisë së Italisë, rajonit të Pulias etj, si dhe disa ministrive të fushës të Shqipërisë dhe Kosovës

n.e/NOA

KOMENTE