Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Integrimi nuk bie nga qielli
English

"Integrimi nuk bie nga qielli"

Torino, 28 prill, NOA - Ka zgjedhur një mënyrë të veçantë Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare "Vatra" për të prezantuar kulturën shqiptare në Itali. Në një aktiviteti të organizuar dje nga "Vatra" me titull, "Fjalë dhe Muzikë nga Toka Shqiptare", publiku italian pati mundësinë të njihej poezinë, muzikën dhe artin shqiptarë.

Veprimtaria u realizuar në kuadër të manifestimit "Integrimi nuk bie nga qielli" i cili është organizuar nga Instituti Goethe dhe Bibliotekat e Qytetit të Torinos. Takimi me artistët shqiptarë u bë në mjediset e "Mood Libri & Caffè", e cila është një librari hibride, që konsiderohet një nga vendet më trendy të qytetit të Torinos.

Programi parashikonte leximin e pjesëve të zgjedhura të autoreve shqiptare Anilda Ibrahimi dhe Ornela Vorpsi, veprat e të cilave janë botuar vitet e fundit në italisht nga shtëpia botuese prestigjioze torineze "Einaudi".

Pjesët e zgjedhura u lexuan nga Jessica Anzalone, një vajzë e re italo-shqiptare. Leximet u shoqëruan me muzikë klasike të autorëve Arcangelo Corelli dhe Çesk Zadeja, të ekzekutuar nga artistet Eriola Gripshi (violë) dhe Lizabeta Soppi (violinë).

Gjatë mbrëmjes, për publikun e pranishëm u prezantuan për herë të parë edhe disa prej poezive të pabotuara të shkrimtarit të ri dhe të talentuar torinez me origjinë shqiptare Edvin Kukunja, nga vetë autori.

Në takim e morën fjalën edhe Anna Belpiede, përfaqësuese e Bibliotekave të Qytetit të Torinos, Estela Maggiorotti e organizatës Il Nostro Pianeta dhe Amanda Demneri, përfaqësuese e Shoqatës Kulturore Italo-Shqiptare Vatra të Torinos.

m.xh/NOA

KOMENTE