Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDK ndryshon statusin, Këshillin Kombëtar e kthen në Asamble
English

PDK ndryshon statusin, Këshillin Kombëtar e kthen në Asamble

Tiranë, 28 prill, NOA - Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokristiane, u ndërmorën ndryshime në statusin e saj, duke caktuar që ky organ të kthehet në Asamble.

Më tej, u emëruan edhe dy nënkryetarët e rinj të kësaj force politike, Frano Kulli dhe Baki Jazaj, ndërsa është votëbesuar drejtuesi aktual, Ndue Shpani në postin e sekretarit të Përgjithshëm.

Ndërkaq, në fjalën e tij, kryetari demokristian Nard Ndoka denoncoi edhe një herë manipulimin e zgjedhjeve që dëmtuan rëndë përfaqësimin e PDK-së.

Ai shtoi më tej se PDK do të bashkëpunojë ngushtë me opozitën për zbardhjen e së vërtetës së zgjedhjeve të 28 qershorit dhe largimin e kësaj mazhorance nga qeverisja.

Nga ana tjetër, në fjalën e tij, kreu demokristian përshëndeti edhe vendimin e Partisë Socialiste për të përfshirë në programin e saj edhe zgjidhjen e çështjes së pronës në Shqipëri dhe dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë, si kolona të rëndësishme të programit të Partisë Demokristiane.

n.e/NOA

KOMENTE